‘Dorëheqja e zv/ kryeministrit britanik pas akuzave për bullizëm’/ Paloka: Edvini e quan këtë 'humor anglez’

‘Dorëheqja e zv/ kryeministrit britanik pas akuzave për bullizëm’/ Paloka: Edvini e quan këtë 'humor anglez’

12:47, 21/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar parlamentin shqiptar pas lajmit se zv/kryeministri britanik dha dorëheqjen pas akuzave për bullizëm.

Në Parlamentin e Edvinit, ky lajm do quhej thjeshte “humor anglez”. Ne kemi një kryeministër që gjithë “politikën” e tij e ka të bazuar tek fyerjet dhe sharjet për qytetarët, gazetarët, opozitën e madje dhe për ata që mban rrotull si lolo’, shkruan Paloka në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Zëvendëskryeministri i Britanisë, Domenic Raab ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet për bullizëm. Raab ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij si sekretar i drejtësisë dhe zëvendëskryeministër.

Për dorëheqjen ai ka ka shkruar një letër, ku thotë se ndihet ‘i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco