Kandidati i PD për Mirditën, Albert Melyshi: Do sjell një qasje të re në qeverisje

12:41, 21/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Mirditës, Albert Melyshi, i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, këtë mëngjes, shpalosi programin e tij teksa theksoi se qëllimi kryesor është që pushteti lokal të jetë në shërbim të qytetarëve.

Procesi i Primareve ka sjellë një mobilizim të demokratëve Mirditorë, gjë e cila i nxjerr ata të gjithë në fushatë dhe ju jep mundësi edhe qytetarëvë te bashkëbisedojnë me kandidatin. Primaret e sollën këtë risi që kandidati të nxirret nga ata vetë ata.

Ka pak tension por duke qenë se demokratët vazhdojnë  të qetë dhe nuk provokojnë situata,  vazhdojnë të kenë prioritet qytetarin. Kundërshtari ynë ka axhendën e tij që ne do e shikojmë a është në kundërshtim me parimet demokratike që mund të na cënojnë procesin e zgjedhjeve.

Ne që nga përfundimi i Primareve, po vazhdojmë të ndjekim atë çfarë kemi përdetyrë të ndjekim, të bisedojmë me Mirditorët prej muajsh, kemi vazhduar me emigrantët në Itali, pra jemi afër Mirditorëve të shpërndarë kudo. Përcjellim tek ata programin tonë si dhe mësojmë nga ata. Po mundohemi t’i japim Mirditës një qasje tjetër të të bërit politikë, një qasje tjetër të shërbimit për ta. Jam i bindur që ky program do sjellë shpresë dhe ndryshim, dhe më minimalja, që pushteti lokal të jetë në shërbim të mirditorëve dhe të mund t’ju kthejë atyre shpresën për të jetuar në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco