Strazimiri: Erion Veliaj, etaloni i kandidaturave që kanë në këtë fushatë, marrëdhënia e tij me Ramën po dekompozohet

12:18, 21/04/2023
A+ Aa A-

Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, komentoi në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, faktin se premtimet e Veliaj në këtë fushatë përkojnë me ato që ai ka bërë në fushatat e fundit, duke ngelur kështu në premtime të njëjta dhe minimaliste si 'ujë 24 orë në çdo familje në kryeqytet'.

Strazimiri u shpreh se Veliaj eshtë etaloni i kandidaturave të qeverisë dhe se marrëdhënia e tij me Ramën është qartazi në një moment dekompozimi.

Veliaj siç erdhi me mashtrime në krye të bashkisë së Tiranës dhe vetem me propagandë dhe fasadë ai mendon se mund ta shtyje më këtë mënyrë. Siç ju thashë ka një proces dekompozimi brenda për brenda tyre, në çdo rast që Edi Rama është i detyruar të dalë së bashku me Veliajn nuk le rast pa e fyer, pa e degjeneruar, pa e përdorur si një leckë në sy të të gjithëve dhe ai vetëm qesh. Kështu që në këtë pikëpamje edhe ato vetë nuk e fshehin dekompozimin, mjafton vetëm që me datën 14 maj qytetari të hapë dyert dhe të fusë oksigjenin për të dekompozuar një kufomë që tashmë po qelb jo vetëm Tiranën por të gjithë vendin. Erion Veliaj është etaloni i kandidaturave që ata kanë në këtë fushatë, është personi që ka shkatërruar Tiranën në çdo aspekt si qytet, si trashëgimi, si e shkuar, si përditshmëri dhe si e ardhme.

Është në duart e qytetarëve ta heqin Tiranën nga kthetrat e krimit dhe të mashtruesve, që ka akoma ato probleme, që nuk ka qytet në Europë që i ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco