‘Festa e Fiter Bajramit’/ Meta vizitë te Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

‘Festa e Fiter Bajramit’/ Meta vizitë te Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

12:20, 21/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta sëbashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi kanë vizituar Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj për festën e Fiter Bajramit.

‘Uruam që me bekimin e Zotit, lutjet, sakrificat dhe veprat e mira të shpërblehen në sa më shumë mirësi, begati dhe të ardhme më të mirë, për familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre!’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

I lumtur të takoja sot Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të ndarë me të dhe të gjithë besimtarët urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit.

Uruam që me bekimin e Zotit, lutjet, sakrificat dhe veprat e mira të shpërblehen në sa më shumë mirësi, begati dhe të ardhme më të mirë, për familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco