Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Lubonja zbërthen mesazhin në posterin e Ramës: Partia-shtet rrezikon demokracinë. Rezultatin e vendosin paratë!

Lubonja zbërthen mesazhin në posterin e Ramës: Partia-shtet rrezikon demokracinë. Rezultatin e vendosin paratë!

22:54, 20/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja thotë se problemi që lidhet me zgjedhjet e 14 majit është “rrezikimi i demokracisë nga partia-shtet”, e cila sipas ka në dorë çdo pushtet dhe kundër tyre nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Në një intervistë për emisionin “Open” në News24, ai shtoi më tej se vota për zgjedhjet do vendoset nga paratë e harxhuara nga forcat politike, ku sipas tij mazhoranca e di sa para ka investuar në këtë drejtim, ku “gjysma e tyre janë të fshehta”.

“Nuk gjykoj se ka gjë të keqe që të jetë politike fushata. Mendoj se më shumë se problemi i ca shërbimeve është ai i demokracisë që rrezikohet nga një parti shtet. Opozita ka përballë partinë shtet. Këto KAS marrin dhe vendimet, kush do jetë kryetar i koalicionit, etj. Ka administratën me patronazhistë, ka policinë. Kjo fushatë duhej shfrytëzuar sepse janë të destinuara kur je përballë një regjimi dhe partie shtet nuk ka zgjedhje të lira.

Shikoni foton e posterave. Çfarë tregon ajo? Këtu kemi një individ që është me ngjyra lart dhe thotë unë i mjaftoj PS-së dhe Shqipërisë. Ndërsa poshtë janë dy figurat që janë e kaluara. Këtu është thjeshtëzuar mesazhi në mënyrë të frikshme për popullin. Vetëm modesti që nuk ka aty. Ju jeni një zero mbrapa njëshit. Në zgjedhjet lokale në gjithë botën, ka debat mbi problemet e qyteteve. Rama thotë jam unë pastaj të tjerët. Kjo ka ndodhur sepse fatin e zgjedhjeve nuk e vendosin mitingjet, por paratë e harxhuara.

Këta e dinë sa para kanë e sa kanë harxhuar. Ato janë gjysmë të fshehta, aty sigurohet vota. Jo me mitingje dhe me program. Pjesa tjetër është përçarja që i ka bërë opozitës. Çështja e parave duhet me shifra, jo me mitingje e flamuj. A ka thënë gjë nuk do bëjmë tendera 4 muajt e fundit? Nuk e tha. Po i jep vazhdimisht. Ka thënë gjë që nuk do përdorim gjykatën për të vendosur kreun e opozitës. Sipas Ramës opozita që ka ai është Alibeaj. Ajo është PD për të”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco