Berisha: Edi të erdhi fundi, të pret McGonigali - çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur

20:27, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën se do të ketë fatin e ish-agjentit të FBI, i arrestuar në SHBA, Charles McGonigal. 

Berisha tha nga Tepelena se çështje e hapur penale, siç edhe shprehen zyrtarët e lartë të DASH, do të thotë derë burgu e hapur edhe për kryeministrin. 

"Edi Rama i erdhi fundi, i erdhi fundi ju them unë ju, e pret McGonigal. Po Edi, ta tha i dërguari i fundit që ajo është një çështje e hapur, që ajo është një çështje e hapur penale dhe aty ku ka drejtësi, çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur, qeli e hapur. 

Po pse e them unë këtë, e them unë këtë, se McGonigali po dënohet se ka marrë ryshfet nga njerëzit e kryeministrit shqiptar, kryeministri shqiptar. Atëherë gjykatësi nuk mund të dënojë ryshfetmarrësin dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. 

Edi Rama është i përfunduar. Qytetarë duhet të jeni të vetëdijshëm, votohet një njeri i cili absolutisht siç e dëgjoi vetë, ka çështje penale të hapur. McGonigal është çështje penale e hapur, dhe dy janë personazhet kryesore që gjykohen; Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Oleg Deripaska, oligarku i Putinit, i cili ka marrë edhe në dhjetor të vitit 2022, nga qeveria e Edi Ramës, 7 milionë euro për rikonstruksionin e një shkolle në Kamzë", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco