Zef Hila prezanton programin për Vaun e Dejës: Votoni ndryshimin për më shumë investime

15:51, 20/04/2023
A+ Aa A-

Zef Hila, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’ për Vaun e Dejë e ka nisur fushatën në një takim me strukturat e Partisë Demokratike,  kandidatët për këshillit bashkiak, si dhe anëtarë të këtij koalicioni, duke thënë se programi për këtë mandat do të jetë më pranë qytetarëve.

Sipas Hilës, duke votuar ndryshimin në vend investimet dhe programet do të jenë plotësisht të zbatueshme, duke cilësuar si prioritet për këtë bashki, evitimin e përmbytjeve, zbatimin e projekteve sociale, punësimin, infrastrukturën etj.

Banorët i kanë premtuar mbështetjen, madje e kanë cilësuar si një gjest shumë të rendisësh lënien e mandatit si deputet vetëm për të qenë sa më afër probleme të tyre

Zef Hila, vjen në këtë garë si ish-kryetar i bashkisë Vau Dejës në vitet 2015-2019, ndërkohë që prej dy vitesh ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike në kuvendin e Shqipërisë

                                                                                                

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco