‘Dje u dëgjua thirrja e fortë për ndryshim në Devoll dhe Maliq’, Meta: Bashkitë do iu kthehen qytetarëve

‘Dje u dëgjua thirrja e fortë për ndryshim në Devoll dhe Maliq’, Meta: Bashkitë do iu kthehen qytetarëve

13:51, 20/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar takimet në Maliq dhe Devoll, ku theksoi se dje u dëgjua një thirrje e fortë për ndryshim në këto bashki.

Në një reagim në “Facebook” Meta pohoi se bashkitë do iu rikthehen qytetarëve, me shumë shërbime dhe taksa jo të larta.

REAGIMI I METËS

Në Maliq dhe në Devoll dje u dëgjua një thirrje e fortë për Ndryshim, që Bashkitë t’u kthehen qytetarëve, që të ketë më shumë shërbime dhe jo taksa të larta, që të ketë më shumë punë dhe jo arrogancë, që të ketë transparencë absolute dhe jo korrupsion absolut, që të ketë mundësi për të rinjtë dhe jo shpopullim.

Maliqi dhe Devolli do të ndryshojnë, sepse kandidatët tanë të mrekullueshëm Alfred Gega dhe Elvis Hajderlli do të jenë kryebashkiakët e punës dhe të premtimeve të mbajtura.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Maliq #Devoll #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco