Bushkolaj: Nikulaj, politikan lokal me peshë në Lezhë, hasmëria pista ku është përqëndruar Policia

12:32, 20/04/2023
A+ Aa A-

Teksa Fushata Elektorale për zgjedhjet lokalet të14 Majit ka nisur zyrtarisht, vendi çdo ditë po prodhon incidente elektorale.

Persona ende të pa identifikuar ekzekutuan ditën e djeshme me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulajn, 51 vjeç.

Elkier Bushkolaj gazetar i Syri Tv, i ftuar në' Kafe Shqeto' u shpeh se familja Nikulaj ishte në një hasmëri që daton në vitet 2000, teksa bëri dhe një pasqyrim të CV politike të Ardian Nikulajs dhe peshën politike që ai gëzonte në këtë zonë.

Familja Nikulaj ka patur një hasmëri me familjen Palaj e cila daton prej viteve 2000 dhe Ardiani është vikima e katërt në këtë histori. Xhaxhai i tij ka kryer një dënim prej disa vitesh burg për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Palaj, konrektisht një djalë dhe një nip i kësaj familjeje, janë vrasje që kanë ndodhur rreth viteve 2000 kur dihej si ishte shteti dhe rendi ligjor. Dhe normalisht kjo është pista kryesore ku po hetohet gjithë kjo ngjarje, por duhet të flasim pak për profilin e Ardian Nikulajt i cili nuk është një profil i zakonshëm. Ndoshta ne në Tiranë dimë shumë pak për të, por ato që e njohin Lezhën e dinë shumë mirë kush është ai në aspketin politik.

Në 2011 ka garuar si Këshilltar Bashkiak për zonën e Shëngjinit, pastaj me një parti thuajse anonime Ora e Shqipërisa ka arritur të marrë 3500 vota duke futur në bashkinë Lezhë pesë këshilltar, aq sa PS, në 2017 Nikulaj e braktisi këtë parti për t'ju bashkuar partisë së Gjinushit, parti në të cilën vazhdonte deri sot. Por ajo çfarë e bën të vëçantë në këtë aspekt Ardian Nikulajn është se logon e partisë e kishte thjeshtë aksesor, pasi qëndrimet e tij ndonjëherë nuk korrespondonin me linjën e partisë.

Është edhe një pistë tjetër, po flasim për një biznesmen dhe për një kohë kur në Shqipëri hyjnë flukse të mëdhaja parash, borxhe, kredi, dhe janë shumë faktor që ndikojnë, duke vështirësuar kështu punën e Policisë. Por ajo çfarë mund ta ndihmojë Policinë mund të jetë paaftësia e autorëve për të fshehur ngjarjen, pra lënia e gjurmëve në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco