Rindërtimi përfundon pas 3 vitesh, por Erion Veliaj vazhdon 'emergjencën'

Rindërtimi përfundon pas 3 vitesh, por Erion Veliaj vazhdon 'emergjencën'

09:52, 20/04/2023
A+ Aa A-

Nga Ola Xama

Rindërtimi nisi në vitin 2020. Fondet më të mëdha, plot 240 milion euro u dhanë për Bashkinë e Tiranës.

Bashkia Tiranë bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ishin të vetmet që u lejuan të kryenin procedurat e prokurimit publik për këtë proces, i cili u konsiderua emergjent.

Emergjenca i lejoi autoritetet kontraktore që të kryenin tendera të kufizuar. Hapej thirrja, por ofertën financiare mund ta bënin vetëm kompanitë që përzgjidheshin nga Bashkia Tiranë dhe FSHZH. Këtu pastaj fituese doli një listë e vogël me firma, të cilët kishin fituar kontrata të majme me këto institucione më parë, disa të lidhura edhe me deputetë të Partisë Socialiste.

Ndarja e fituesit në ca raste bëhej me rotacion. Jepej e njëjta ofertë dhe njëherë e merrte njëri dhe herë tjetri, nuk kishte as ankimim sepse ishin të gjithë të kënaqur.

Sot, 3 vjet e ca pasi ka nisur prokurimi emergjent i rindërtimit, tenderat vazhdojnë të bëhen me procedurë të kufizuar, edhe pse njësitë që bëjnë këto procedura e dinë shumë mirë që procesi do të përfundojë pas 3-4 vjetësh.

Në projektin buxhetin e këtij viti, Bashkia e Tiranës thotë se deri tani ka shpenzuar 120 milioën euro dhe planifikon të shpenzojë për 3 vitet e tjera dhe 120 milionë euro që rindërtimi në kryeqytet të mbarojë. Pra 6 vjet planifikim, por tenderat vazhdojnë të bëhen të kufizuar me justifikimin e “emergjencës”.

Bonuset e qirasë vazhdojnë të kushtojnë qindra mijë euro në buxhetin e shtetit, njerëzit që kanë marrë të drejtën të rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara vazhdojnë të presin në radhë edhe pas 3 vjetësh për lejen e ndërtimit, por këtu nuk ka asnjë emergjencë.

Këtu pastaj duhet respektuar ligji sepse bonusin e qirasë e paguajnë taksat tona dhe te lejet e shtëpive të vogla nuk kanë ç'të ndajnë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco