Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

'Marrëzia e Ramës për të shpikur veten kandidat, se s'ka asnjë që të përballet me kandidatët tanë'

'Marrëzia e Ramës për të shpikur veten kandidat, se s'ka asnjë që të përballet me kandidatët tanë'

14:47, 19/04/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë e vuri theksin sot tek fakti se gjatë kësaj fushate elektorale vërehet paaftësia e kandidatëve të qeverisë, të Partisë Socialiste për kryebashkiakë, për t’u përballur në debat me kandidatët e opozitës, të koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Pogradeci, Ilir Meta  vërejti se “marrëzia e Edi Ramës për të shpikur veten gjoja si kandidat dhe për të na ftuar gjoja në këtë ndeshje, zotin Berisha dhe mua,  është thjesht pranim i falimentimit të plotë të monizmit vendor të Rilindjes”.

“Ne në Pogradec e kemi një emër, - shpjegoi Meta. -  Koalicioni e ynë e ka një emër. Ai është emri i Zini Tollozhinës. Për të do të votojnë qytetarët e Pogradecit.

Ne në Tiranë e kemi një emër, ai është emri i Belind Këlliçit dhe për atë do të votojnë qytetarët e Tiranës. Në Durrës kemi Igli Carën. Në Elbasan – Luçiano Boçin. Në Korçë, profesoren e nderuar Ledina Aliolli dhe kjo është beteja e zgjedhjeve vendore.

Marrëzia e Edi Ramës për të shpikur veten gjoja si kandidat dhe për të na ftuar gjoja në këtë ndeshje, zotin Berisha dhe mua, kjo është thjesht pranim i falimentimit të plotë të monizmit vendor të Rilindjes në këto 4 vite, sepse ai nuk ka asnjë kandidat që mund të dalë përballë kandidatëve tanë.

Të dalë kandidati i tij i Tiranës përballë kandidatit tonë Belind Këlliçi; ky e ka ftuar e do t’ia argumentojë ai se si garantohet transporti falas për 200 mijë qytetarë të Tiranës çdo ditë. Do t’ia tregojë ai se ku do t’i gjejë lekët nga buxheti aktual i bashkisë së Tiranës.

Të dalë kandidati i tij në Durrës përballë kandidatit tonë, Igli Carës! Ngeli karrigia bosh dje në emisionin ku ishte ftuar prof. Luçiano Boçi me kandidatin e tyre të Elbasanit!

Tani ai nuk e mbulon dot, sado që të përpiqet faktin që në katër vjet, qeverisja absolute e Rilindjes ishte një dështim absolut, ishte një korrupsion absolut. Sa kryetarë bashkish janë nëpër burgje?! Sa kryetarë bashkish u zëvendësuan?!” ngriti pyetjen, Ilir Meta.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco