Majko lajthit sërish: Votat blihen javën e fundit, jo gjatë Natës së Kadrit

Majko lajthit sërish: Votat blihen javën e fundit, jo gjatë Natës së Kadrit

11:53, 19/04/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i rilindjes në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi gjatë ditës së sotme pas lajmeve për shitblerje votash në Has nga kandidati i partisë së tij Halit Mulaj.

Majko, duke u munduar që të justifikojë veprimin e njerëzve të Partisë Socialiste, është shprehur se “nuk blihen hasjanët me ‘ilaç’ rrobash”.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit, aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatëpjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

“‘Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës nuk ndodh në një natë fetare! Vota nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash!

Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!”, shkruan Majko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim19/04/2023 14:27

Me sa kam dëgjuar, Majko dikur ka qënë me kartelë mjeksore, shumë vite më parë. Në fillimet e veta, ndoshta pa hyrë akoma në politikë.

Feja ka ngelur vetm pr budallenjt dhe maskarenjt19/04/2023 14:25

Kështu thanë edhe në Big brother, 2 banore argjëruan gjatë ditës dhe në mbrëmje plasën puthjet lesbo më buzë.

Shto koment

Denonco