Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

‘Fitorja në Tiranë është e padiskutuar’/ Meta për zgjedhjet lokale: Më 15 maj bashkia do u kthehet qytetarëve

‘Fitorja në Tiranë është e padiskutuar’/ Meta për zgjedhjet lokale: Më 15 maj bashkia do u kthehet qytetarëve

20:17, 18/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës, ku kandidat është Belind Këlliçi, i dalë nga Primaret.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se fitorja në Njësinë NR.5 është e padiskutuar për Këlliçin dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”, teksa ka shtuar se më 15 maj, bashkia do u kthehet qytetarëve dhe korrupsioni në këto 4 vite do të zëvendësohet me transparencë dhe llogaridhënie.

Postimi i plotë i Metës:

I lumtur të ndaja sot besimin tim me shtabin e Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 5, se më 14 Maj, lajm do të jetë Fitorja e Njësisë Nr. 5, sepse Fitorja e Tiranës është e padiskutuar për Belind Këlliçin dhe Koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Tirana e paduruar të ndëshkojë me votë mashtruesit dhe abuzuesit e G 99.

Më 15 Maj, Bashkia u kthehet qytetarëve dhe korrupsioni absolut i këtyre 4 viteve zëvendësohet me Transparencë dhe Llogaridhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco