Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Paloka: Grupi i Alibashës mblidhet në palestrën që administrohet nga Veliaj dhe poshtërojnë simbolet e Partisë Demokratike

Paloka: Grupi i Alibashës mblidhet në palestrën që administrohet nga Veliaj dhe poshtërojnë simbolet e Partisë Demokratike

20:01, 18/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas hapjes së fushatës nga grupi i Alibeajt për bashkinë e Tiranës.

Paloka është shprehur se kjo është mjerim dhe poshtërim që i bëhet emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike.

Postimi:

Mjerim dhe poshtrim qe i behet emrit dhe simboleve te Partise Demokratike!

Mblidhen te gjithe sa jane me kuç e me maç ne palestren e stervitjes se vajzave te Tirones qe administrohet nga erjon velina!

Transmetimin e “hapjes madheshtore te fushates” e ben falas tv i car.bol te Rames.

I japin fjalen dikujt qe ne emer te te perndjekurve politike deklaron se me ne fund kjo eshte PD e vertete “pa komuniste” e menjehere pas tij , ne emer te kesaj PD “se vertete” e merr fjalen dikush qe ka pranuar publikisht se ka qene bashkepuntor e spiun i Sigurimit !

Alibeun e quajne “kryetar” …

Sigurisht nuk degjohet asnje fjale kunder Rames apo Velines se bashkise po vetem sulme ndaj Sali Berishes.

Eshte e kuptueshme, Rama e Velina jane “investitoret serioze” te ketij palaçolliku!

Ju mungon vetem Tao Palla ne krah .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco