Berisha: Fatjoni kandidati i Ramës e ka gruan me mandat arresti, ka bërë batërdinë në hipotekën e Sarandës

19:49, 18/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama kandidon në Patos "shushunjën e OSHEE", Fatjon Duraj, i cili ka bashkëshorten me mandat arresti për abuzime në hipotekën e Sarandës. 

Gjatë prezantimit të kandidates së koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" Sofije Alushaj, Berisha tha se Edi Rama çon para votuesve një kandidat që ka gruan në kërkim policor. 

"Po pse Edi Rama ka kapur lopatën si punëtor i madh? Që nga 48 mbledhje të qeverisë ka shkuar vetëm në 19. Lopatën e ka kapur vetëm për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Sepse, kandidatët e tij janë të tillë, si Fatjoni. 

Unë iu bëj thirrje ju. Iu bëj thirrje socialistëve të Patosit që nuk i ka pyet kush sot gjer më sot për Fatjonin t’i kërkojnë Fatjonit të ballafaqohet këtu në skenë me Sofinë. A e dini ju apo jo, si u emërua Fatjoni? Fatjoni u emërua me valixhe me euro. Po ku është e shoqja e Fatjonit? Në arrati në Londër. Ju lutem, mos e pranoni në asnjë mënyrë në fushatë pa sjellë të shoqen. Ta sjellë të shoqen. Po këta kanë humb çdo cipë. Nuk kanë asnjë respekt për ju dhe qytetarin. 

E shoqja në kërkim dhe ky vjen të kërkojë votat. E shoqja ka bërë batërdinë në hipotekën e Sarandës, është në kërkim, dhe ky ka fytyrë, ka kurajë të vijë dhe të trokasë për vota. Po sille njëherë zonjën para ligjit ti. Zbato ligjin njëherë pastaj eja të shohim. A ka fyerje më të madhe për ju? A ka fyerje me të madhe për kandidatin sesa të biesh kandidat një njeri që ka bashkëshorten në kërkim. 

Që ka bashkëshorten me mandat arresti. Po kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ndodh vetëm në shtetin e mafies. Ndodh në një vend ku krimi ka gjithçka në dorë", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco