Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Rama kandidon në Patos një shushunjë të OSHEE-së, ata presin fatura për arrestime

19:40, 18/04/2023
A+ Aa A-

Nga Patosi ku prezantoi kandidaten e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Sofije Alushaj, kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të socialistëve

Berisha tha se Edi Rama kandidon në Patos Fatjon Durajn, një shushunjë të OSHEE-së që pret fatura për të arrestuar qytetarët. 

Kreu i PD e quajti kandidatin e Edi Ramës si "mbretin e së keqes", ndërsa ftoi qytetarët që me votën e tyre në 14 maj të mos i japin pushtet atij që e ka keqpërdorur atë në kurriz të shqiptarëve.   

"Ne do të bëjmë gjithçka të konsolidojmë dhe forcojmë familjet tona. Ne do bëjmë gjithçka për fëmijët, për kujdesjen për ta, për çerdhen, kopshtet, shkollat. Ne u qëndrojmë vlerave familjare. Ne nuk pajtohemi kurrë me agresionin aktual ndër më të egrit të të gjitha kohërave ndaj familjes, përpjekjet për denatyrimin e saj. Përpjekjet për zhbërjen e saj. Përpjekjet për t’i shndërruar prindërit në numra. Numri 1 dhe numri 2. Përpjekjen për t’iu imponuar fëmijëve gjininë që iu ka dhënë Zoti. 

Ne nuk pajtohemi dhe s’mund të pajtohemi kurrë me këtë doktrinë që ka përqafuar verbërisht Edi Rama me suitën e tij. Jo, për ne familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë. Edi Rama që po bën 25 vite në pushtet ka sot në duart e tij të gjitha pushtetet. A ka mëkat më të madh ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë, ndaj fatit të Patosit dhe Shqipërisë sesa t’i japim prap pushtet atij, i cili e ka keqpërdorur në mënyrën më të tmerrshme, i cili po të ketë një emër të dytë do mund të quhej ‘mbreti i së keqes’. Cilin kandidon Edi Rama këtu? E keni të qartë se kush është Fatjon Duraj.

Së pari, është një shushunjë që vjen nga OSSHE. Një shushunjë e pashpirt. Se janë Fatjonët e OSSHE që presin fatura për arrestime si kund në asnjë vend të botës. Të 38 mijë qytetarëve në vitin 2015 se nuk kishin paguar faturat që ua shumëfishonin.

Askund në botë një çështje civile, nuk trajtohet si çështje penale, përveçse se OSSHE dhe Edi Rama. Dhe kjo specie e dalë nga OSSHE është përhapur edhe në Librazhd. Ka emëruar një tjetër nga OSSHE i cili është përgjegjës për burgosjen e të paktën 200 qytetarëve dhe i sjell këtu. Vendin e kanë në burg, ata të cilët kanë shkelmuar të drejtat e qytetarëve, kanë shndërruar çështjet civile në çështje penale, kanë kryer krime antikushtetuese", tha Berisha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco