Brisida Shehaj: Skandaloze, Veliaj shpenzon 60% të buxhetit për paga, bileta avioni dhe arredim zyrash

18:33, 18/04/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, deklaroi se Erion Veliaj përdor 60% të buxhetit të bashkisë së Tiranës, për paga, bileta avioni dhe arredime zyrash. 

Kjo do të thotë se për investime publike si rikonstruksioni i rrugëve apo dhe restaurimi apo ndërtimi i shkollave, kopshteve apo çerdheve, shpenzohen gjithnjë e më pak para, vetëm 18.9% e buxhetit, ose 39 mln dollarë. 

"Nëse në vitin 2016, harxhoheshin 34 mln dollarë në vit për personelin, në vitin 2021 janë 61 mln dollarë. Kemi 27 mln dollarë më shumë. Nëse për shpenzimet kapitale, investimet që kryhen, rrugët, investimet madhore, harxhoheshin 49 mln dollarë, për vitin 2021 harxhohen vetëm 39 mln dollarë, 10 mln dollarë më pak. 

Nëse në vitin 2016 rreth 34% e buxhetit shkonte për investimet kapitale, në vitin 2021 vetëm 18.9% e buxhetit shkon për investime kapitale dhe 63% shkojnë për paga dhe shpenzime operative. Veliaj rri 4 muaj jashtë, fluturime me avion, lyerje zyrash, qoka, shpenzime operative të aparatit dhe për ambientet ku qëndrojnë punonjësit e bashkisë Tiranë. 

Është skandaloze që 60% e buxhetit të bashkisë të përdoret për personel dhe shpenzime operative për mirëmbajtje zyrash, bileta avioni, naftë, printime, është skandaloze. Që do të thotë gjithë ky buxhet nuk është në efiçencë", tha Shehaj.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco