Mark Crawford: Kur isha dëshmitar në Arbitrazh, erdhën me vrap kontrollet për taksat

Mark Crawford: Kur isha dëshmitar në Arbitrazh, erdhën me vrap kontrollet për taksat

18:44, 18/04/2023
A+ Aa A-

Mark Crawford, ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë është shprehur skeptik për situatën e gjyqësorit në Shqipëri.

Crawford ka rrëfyer eksperiencën personale se kur ka qenë dëshmitar në Arbitrazh për një çështje në Shqipëri, ndaj bizneseve të tij apo të bashkëpunëtorëve të tij janë ushtruar kontrolle nga institucionet në varësi të qeverisë shqiptar.

Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane tha se në Shqipëri është politizuar çdo gjë dhe se kur del kundra institucioneve shtetërore, atëherë ndaj teje merret haku, siç tha ai qoftë me forma të vogla apo të mëdha.

Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Mark Crawford: Unë jam skeptik se kur kam qenë dëshmitar në një Arbitrazh, ishin disa njerëz që ishin dëshmitarë në të njëjtën ditë, në atë ditën ishte një kontroll këtu në Shqipëri në të gjitha kompanitë tona, qoftë për taksa, qoftë për diçka tjetër. Unë e prisja këtë sepse unë e di si është këtu në Shqipëri.

E marrin hakun, në një formë të vogël apo formë të madhe, kështu e bëjnë. Nëse del në media, del dikush në një media tjetër dhe thotë që; ‘s’je person i mirë apo je person i mirë’.

Edhe gjërat janë politizuar shumë shpejt këtu. Unë e di që kur i lexoj shqetësimet e Dhomës Gjermane, Italiane, apo Amerikane të Tregtisë janë gjëra teknike që thonë që ne nuk jemi pro apo kundër kësaj partie.

Janë gjëra që mund të ndihmojnë situatën. Besoj se është pozitive për të gjithë. Kur ka një bllok Dhoma Amerikane bashkë me të tjerë, ndoshta qeveria duhet të lexojë disa prej tyre, të bëjë diçka, të paktën të thotë që ne jemi duke marrë në konsideratë atë që po thoni ju’, u shpreh Crawford. /Panorama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco