Redon Meksi: Veliaj ka ulur shërbimet dhe ka rritur punonjësit e bashkisë, i duhen për vota në zgjedhje

18:36, 18/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin "Task Force" në Syri TV me Sonila Meço ishte i ftuar juristi Redon Meksi.

Meksi është shprehur se në bashkinë e Tiranës janë ulur shërbimet dhe është rritur numri i punonjësve, vetëm për IT janë 180 persona që marrin rrogë nga bashkia.

"Janë ulur investimet dhe janë rritur punësimet, kjo është për efekt vote sepse kemi parë dhe emra gazetarësh që punonin te ujësjellësi. Nga ana tjetër ne deri para 4-5 vitesh ne shkonim te bashkia dhe ishte një punonjës që na përgjigjej për shërbimet që  do të merrnim,  ndërsa sot kemi inovacionin që ka zëvendësuar punonjësit e administratës.

Kontakti që kemi me punonjësit është shumë herë më i ulët dhe gjithçka zgjidhet online, çdo punë që bëhet në Tiranë sot po kryhet nga kompanitë private me taksat tona, pra ato kompani që janë panë Lalit ndërsa punonjësit janë aty vetëm për votë.

Bashkia e Tiranës sot ka rritur punonjësit por janë ulur shërbimet dhe janë 180 persona te pjesa e IT që punojnë bodrumeve për të bërë share dhe like dhe për vota në fund kjo e gjitha përkthehet në mospasje investim për qytetarët përveç atyre investimeve fasadë dhe respektimin e miqve të Veliajt.

Patronazhisti im ka qenë një drejtoreshë dhe Veliaj ka punuar shumë fort në këtë drejtim dhe të punësuar në bashki janë vetëm për të bërë share dhe komente në rrjetet sociale", tha Meksi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco