Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Bardh Spahia, takime në Shkodër: Betejat elektorale jo të lehta, PS kërkon tjetërsim të vullnetit

12:48, 18/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati opozitës për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, zhvilloi takime elektorale me banorët në lagjen nr.3. Spahia u shpreh se mazhoranca përdor çdo instrument të jashtëligjshëm për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës. Bardh Spahia shpalosi dhe projektin e tij për drejtimin e qytetit në katër vitet e ardhshme.

Nga SYRI TV

Kryebashkiaku aktual dhe njëherazi kandidati i opozitës për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, zhvilloi takime me banorët e lagjes nr.3 të qytetit.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi faktin se betejat elektorale asnjëherë nuk kanë qenë të lehta përballë mazhorancës që ka përdorur çdo instrument të jashtëligjshëm për të tjetërsuar vullnetin e shkodranëve, por që asnjëherë nuk ia ka dalë.

Një përgjigje Spahia e kishte edhe për përfaqësuesit e qeverisë, që fushatën e kanë ndërtuar mbi modelin se “investimet në Shkodër janë penguar nga bashkia”.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, duke përmendur investimet e kryera dhe projektet për vazhdimësinë, Spahia shpalosi vizionin e tij për drejtimin e Shkodrës në 4 vitet në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco