Ndihmoi Alibeajn për 'vulën'/ Zbulohet skandali me zyrtaren e Ramës

Ndihmoi Alibeajn për 'vulën'/ Zbulohet skandali me zyrtaren e Ramës

09:38, 15/04/2023
A+ Aa A-

Në vazhdën e përditshme të skandaleve të qeverisjes së Edi Ramës, dje u mësua se një zyrtare e lartë punonte njëkohësisht edhe si avokate private në Strasburg për çështjet kundër Shqipërisë. Bëhet fjalë për Elira Kokonën.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike.

Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut.

Sipas dokumenteve zyrtare, Elira Kokona rezultonte se e ushtronte lirshëm aktivitetin e avokatit, madje pa bërë asnjë dorëheqje formale.

Por Kokona është një emër i denoncuar disa javë më parë nga SYRI. Sipas burimeve të SYRI-t, Kokona ishte angazhuar nga kryeministri Edi Rama si ‘seksere’ për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Burimet thonë se ajo kontaktonte dhe u bënte presion njerëzve të drejtësisë që vulën e PD-së ta kalojnë te Enkelejd Alibeaj.

Të njëjtat burime shtojnë se Kokona është një nga njerëzit më të fuqishëm të rrethit të ngushtë të Ramës.

Ajo ‘kujdeset’ për kontrollin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të trupave të vetingut.

Vula e PD shkoi në duart e Alibeajt, ashtu siç kishin paralajmëruar zyrtarët qeveritarë. Ministrja Olta Xhaçka ia bëri me dije diçka të tillë një diplomati të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco