Mister fati i pallateve 50-vjeçare/ Aga: Kleçka me kontratën - Pse ndërmjetës është shteti dhe jo ndërtuesi?

17:38, 14/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv ishte avokati, Erald Aga.

Aga është shprehur se për shkak të projekt vendimit për auditivin e pallateve sot ai që kërkon të blejë një prone pyet: "A është 50-vjeçare kjo ndërtesë?", dhe që në këtë moment është zhvlerësuar prona. 

Aga thotë se kontrata që do të nënshkruajnë banorët e këtyre pallateve ka një kleçkë. Sipas tij, qytetarëve do t'u kërkohet të firmosin se do të pajisen me shtëpi të re kur aty të ndërtohet pallati i ri, por në fakt ata janë pronarë të truallit dhe në këtë rast do të shpronësohen. 

Në vijim të pikëpyetjeve për fatin e pallateve 50-vjeçare, avokati ngre pyetjen se pse është shteti ndërmjetës dhe jo ndërtuesit.   

"Me projektvendimin e auditivit janë marrë shumë dhe e kam krahasuar me reformën agrare të 1946. Projektvendimi është për Tiranën kryesisht, por është edhe për të gjithë Shqipërinë. Të mos harrojmë se po ndërtohet dhe Porti i Durrësit dhe ka ndërtesa të vjetra e aty do të ketë një proces auditivi dhe ndërtesa do të zhvlerësohet.

Sot ai që kërkon të blejë një prone pyet a është 50-vjeçare kjo ndërtesë dhe që në moment është zhvlerësuar prona.

Dy pikat kryesore janë pika 5 ku specifikohet se auditivi do të realizohet nga instituti i ndërtimit dhe pika 10 është se përcaktohet që do të riparohet ose do të shembet do të prishte nga IKMT dhe nuk mund të thuhet se nuk do të ketë prishje pasi aty përcaktohet qartë.

Kush ishte grupi i interesit të bëheshin dëgjesa publike dhe a u pyetën qytetarët që të vendosnin se sa vjeçare do të prishen pallatet. Janë të gjitha pallatet 3-5 kate duke u ndërthurur me procesin e rindërtimit këta kërkojnë që të prishen banesat dhe qytetarët do t'u kërkohet të nënshkruhet një kontratë ku do të pajisen me banesë të re por kleçka është se ato banorë janë pronarë dhe të truallit edhe do të shpronësohen.

Nëse do të bëhet një godinë e re përse do të jetë shteti ndërmjetësi dhe jo ndërtuesi me bashkëpronarët, po sikur aty të bëhet një pallat me 12 kati a kanë të drejtë këto pronarë të përfitojnë më shumë ashtu si është rregulli, dhe përse duhet të jetë shteti ndërmjetësi i këtyre marrëveshjeve. Kur u ndryshua ligji për shpronësimet se kur ka fatkeqësi madhore do të ketë shpronësim për interes publik sepse nuk është kollaj procesi i auditivit". 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco