'Edhe nëse Shqipëria del nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit paratë do të paguhen'

17:34, 14/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin pasdites në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferko ishte avokati, Erald Aga.

Aga është shprehur se në gjykatën e Arbitrazhit janë humbur 9-të çështje dhe janë dy të tjera në proçes dhe duhet që dikush të mbajë përgjegjësi për këto para të humbura.

"Ajo që do të them në lidhje me arbitrazhin është që qeveria shqiptare ka përgjegjësinë kryesore. Në arbitrazh janë 11 çështje, 9-të janë të humbura nga shteti dhe 2 janë në proces akoma. Përgjegjësia është ekonomike nga këto gjykime, përgjegjësia nga ajo që kemi dëgjuar se mund të dalim nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ka pasoja të mëdha pasi jemi një shtet që aspirojmë të bëhemi pjesë e BE-së.

Në Shqipëri është një anomali që ka ndodhur në Gjykatën Administrative personat që bëjnë padi ndaj shtetit shqiptar i humbin 90% të gjyqeve dhe na sjellë në dy pika, ose këto janë të paaftë ose janë të ndikuar nga politika dhe marrin vendime në favor të shtetit.

Nuk ka mundësi që 95% të gjyqeve fitohen nga shtetit shqiptar dhe po këto jurist që përfaqësojnë shtetin në Arbitrazh i humbin të tilla gjyqe, pra këto jurist janë të zotë në Shqipëri dhe jashtë nuk janë të zotë dhe humbin çështjet.

Përgjegjësitë janë ekonomike, politike dhe ne kemi një reformë në drejtësi që është e mirë e suportojmë ndërkombëtarët dhe cili është mesazhi që jepet s epo humb gjyqet dhe nuk respektojmë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Tërheqja nga arbitrazhi mund të sjellë dhe tërheqjen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut pra po u tërhoqëm nga këto gjykata a do të tërheqemi edhe nga Bashkimi Europian. Kjo tërheqje mund të bëhet ligjërisht por ka pasoja të mëdha, ndërsa vendimet që janë marrë do të ekzekutohen. Do të duhej të kishte një hetim nga drejtësia shqiptare për mënyrën sesi janë mbyllur mediat në Shqipëri dhe në fund të mbahej përgjegjësi të gjithë ata persona që kanë firmosur këtë vendim."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco