Alfred Lela: Rama dje në duart e Eskobarit ishte ajo kova që lëshohet në fund të pusit

17:05, 14/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko ishte Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela.

Lela është shprehur se vizita e Eskobar nuk ishte për zgjedhjet lokale, komenti i tij dhe deklarata ishte në një sens diplomatik dhe u distancua nga deklaratat e përbashkëta me Edi Ramën

"Eskobar e shprehu vetë se nuk ka qenë një vizitë për zgjedhjet lokale dhe më pas fjala e tij u përmblodh tek në sens diplomatik i të folurit, pra kjo ishte ajo që na u tha përgjithësisht.

Ndërsa ajo që u tha nga mediat pranë qeverisë se kjo vizitë ishin për zgjedhjet lokale u hodh poshtë nga Eskobar.

Vura re dy momente, e para ishte intervista për Grida Dumën në TCH dhe e dyta ishte takimet e tij politike. Përgjatë takimeve vura re një lloj distance në prononcime ndryshe nga herët e tjera kur ka pasur një zell më të madh për t’i komentuar dhe deklarata të përbashkëta të kryeministrit me Eskobar ndërsa kësaj radhe kishte një lloj tërheqje.

Dihet që vizitat e një niveli të lartë ose të mesëm shoqërohet me dalje publike të përbashkëta ose me konkluzione diplomatike të asaj që u tha, çfarë u arrit dhe çfarë do të pritet në të ardhmen. Ndërsa në intervistë u shpreh më hapur për shumë çështje politike. Lajmi i parë është që u fol për çështjen McGonigal ndryshe nga ambasadorja që heshti ndaj kësaj skandali diplomatik, ku kishte implikime të rangut më të lartë të administratës amerikane. I gjithë ky skandal në qarqet politike dhe mediatike u shoqërua me heshtje absolute nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, ndërsa Eskobar e theu heshtjen përball edhe një interesimi legjitim të medias dhe interesit publik se çfarë ka për të thënë për këtë skandal që e kanë trajtuar edhe dy nga mediat më të mëdha në SHBA si Washington Post dhe New York Times.

Fakti që zgjodhi të komentonte do të thotë diçka në vetvete, ai pati një distancim si të prerë me thikë nga mundësia për ta shfajësuar kryeministrin i cili bëhet përgjegjës nga akuzat por edhe nga mediat amerikane. Ai përdori në mënyrë flagrante popullin shqiptar duke thënë se marrëdhënia jonë nuk është me partitë dhe drejtuesit e tyre por me popullin kjo si mënyrë për t’u mënjanuar nga skandali i kryeministrit Rama, dhe këto ishin gjurmët e një lëshimi nga diplomatët amerikanë të Ramës. Në mënyrë metaforike Rama në duart e Eskobari dje ishte kova që lëshohet në fund të pusit.

Ata kanë gjithmonë informacionet e caktuara, dosja McGonigal i vuri të gjitha palët në pozicione të reja edhe ata që hartonin raportet dhe ata që i lexonin raportet mbanin një gjuhe të ndryshme me ata të raporteve dhe kur u përballën me dosjen McGonigal dhe panë që kishte një tejkalim të narratives së raporteve. Dosja zbuloi edhe më shumë se çfarë thuhej në raporte dhe i detyrojnë ndërkombëtarët që të silleshin në një mënyrë më të kujdesshme. Në vizitën  e Eskobar nuk ishte ajo gjuha e zakonshme dhe te kjo gjuhë gjejmë edhe të atë perifrazimin që lidhet me opozitën që ne nuk i ndërhyjmë në votime dhe pëlqyeshmëri të votës dhe ata votojnë të lirë e ndryshme nga ajo gjuha e ambasadores ku ndërhyri edhe kërcënojë kandidatët e foltores me 6 mars.

Pra kjo është një balancë e re që ka krijuar dosja McGonigal dhe publiku është i informuar e kjo dosje nxori zbuluar gjëra që thuheshin por nuk ishin parë asnjëherë kaq qartë. Vizita e Eskobar është një lajm i mirë në kuptimin se aktorët në pushtet nuk mund të dalin më kosë të madhe duke u shprehur se ne e bëjmë këtë është kundravajtëse kundraligjshëm dhe jo etike sepse e kemi mirë me amerikën, por edhe e mirë është me Ramës pasi pas dosjes McGonigal duhet të fillojë të ketë një matematikë të re në lidhje me kundërshtarin dhe mënyrën se si sillet dhe sa e lejon veten të jetë arrogant dhe autoritar, kjo i ka kthyer shumë aktor në pozicione natyrale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco