VIDEO-SYRI TV/ 35 ditë protestë i vetëm për drejtësi, Velaj: Policia nuk më lejon të hap pankartat

16:40, 14/04/2023
A+ Aa A-

Eduard Velaj është një qytetar nga Vlora I cili prej vitesh zvarritet në procese gjyqësore për të rimarrë pronat e trashëguara në bregdet. Me pankarta në shkallët e ministrisë së drejtësisë, ai proteston I vetëm prej 35 ditësh, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Nga SYRI TV

Ky është Eduard Velaj, i cili prej 35 ditësh proteston i vetëm pranë Ministrisë së Drejtësisë. I moshuari kërkon nga drejtësia heqjen e rekursit, që e penalizon nga rimarrja e pronave të familjes në bregdetin e Vlorës.

Pavarësisht se protestat i ka të përditshme para ministrisë së Drejtësisë, ai tregon se nuk ka marrë ende një zgjidhje.

Velaj tregon se Policia e shtetit i ka kërkuar të heqë pankartat nga shkallët e ministrisë së drejtësisë, ose në të kundërt do të procedohet.

Eduard Velaj ka fituar procesin gjyqësor në shkallën e parë, ndërkohë që pas vendimit të Apelit, Agjencia e trajtimit të Pronave ka bërë rekursin e çështjes, duke rihapur një tjetër kalvar i cili vijon prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco