Ankimoi vendimin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën

Ankimoi vendimin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën

16:08, 14/04/2023
A+ Aa A-

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë. Po ashtu në burg janë lënë edhe 12 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, mes tyre dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët sot, Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut.

Kujtojmë se Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco