FOTOLAJM/ U ekzekutua me dron nga SHBA, kur njeriu i Erion Veliajt pozonte me 'Komandantin Hije' të Iranit

FOTOLAJM/ U ekzekutua me dron nga SHBA, kur njeriu i Erion Veliajt pozonte me 'Komandantin Hije' të Iranit

15:51, 14/04/2023
A+ Aa A-

Në ditët e para të vitit 2020, një ngjarje e bujshme dominoi çdo zhvillim në planet.

Një nga ushtarakët më të lartë të Iranit ishte vrarë në mënyrë spektakolare me dron, teksa ishte në aeroportin e Bagdadit në Irak.

Pamjet e makinës së copëtuar të Qazim Sulejmanit bënë xhiron e botës. Ai u identifikua nga një unazë në gisht.

I njohur si 'Komandanti Hije', ai ishte figura kryesore e operacioneve të Iranit jashtë vendit.

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Por sot, kryetari demokrat, Sali Berisha publikoi një foto ku shfaqet njeriu i Erion Veliajt, Miliad Lopa, teksa pozon me Sulejmanin më Lugano të Zvicrës.

Berisha tha se kjo është një tjetër provë se Veliaj është i implikuar me Iranin dhe se pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit me aferën e djegësave.

"Unë do u tregoj këtu një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi, që sigurisht për një pjesë kërkon verifikim, është me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori një raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump. E kuptoni ju se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta. Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë edhe në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran.

Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, sipas burimit është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA. Pra, ju lutem të hetoni, se këtu hetim nuk ka, fshihen. Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit. Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen. I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parë me Gabrielin, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco