Shkodër, Spahia: Në pak javë do të kemi gati edhe shkollën 'Azem Hajdari'

Shkodër, Spahia: Në pak javë do të kemi gati edhe shkollën 'Azem Hajdari'

13:52, 14/04/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, njoftoi se një tjetër shkollë po bëhet gati të presë mësues e nxënës me kushte bashkëkohore. "Punimet në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” në lagjen Kiras po ecin me ritme të kënaqshme dhe realiteti i ri që krijohet do të jetë sipas të gjitha standarteve", shkroi Spahia në Fb.

"Klasa moderne, sistem ngrohje me kaldajë dhe rikthim në funksionalitet i katit të katërt të shkollës, duke krijuar më shumë hapësira për zhvillimin e orëve mësimore.

Vlerësimet e stafit pedagogjik dhe komunitetit të zonës, me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja këtë inspektim, më japin kënaqësi të dyfishtë për rezultatet e punës që po bëhet.

Përtej financave të limituara po kryhen punë cilësore në këtë zonë, ku pas përfundimit të fushës sportive, të rikonstruksionit të ish-shkollës veterinare, banesave sociale tek ish konvikti i shkollës veterinare dhe rrugës së “Mëndafshit”, në pak javë do të kemi gati edhe shkollën “Azem Hajdari”", theksoi kryebashkiaku i Shkodrës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco