‘Kandidatët tanë fitues’/ Berisha: Rama i ka paguar nga 1 mln euro kompanive të poll-eve për të falsifikuar sondazhet

‘Kandidatët tanë fitues’/ Berisha: Rama i ka paguar nga 1 mln euro kompanive të poll-eve për të falsifikuar sondazhet

13:20, 14/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, se u ka dhënë nga 1 milion euro secilës  kompani të exit poll-eve për të manipuluar sondazhet.

Në komunikimin e pëjavshëm me gazetarët, Berisha theksoi se të gjitha sondazhet i nxjerrin kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” fitues të zgjedhjeve të 14 majit.

Berisha: Edi Rama u ka dhënë kompanive apo drejtorëve të poll-eve 1  mln euro secilës për të falsifikuar rezultatet e poll-eve.

Kjo është e vërteta, por sot për fat të mirë. E vërteta është që përsëri në këtë falsifikim, kandidatet tanë janë në ngjitje vertikale. Kur një i sapo futur në garë me një njeri që ka 8 vite që i lakohet emri ka një problem të njohjes, por gjindja e kandidatëve tanë është vertikale kudo.

E dyta, përveç poll-eve të cilat imagjinoni, pronarët e mediave i merrni me mend sa të çmendur janë ata

Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Kjo është analiza që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, instagramit dhe rrjeteve të tjera. Ato po gumëzhinë për Belind Këllicin, Bardh Spahinë, Luçiano Boçin, Igli Carën e për të gjithë kandidatët tanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco