Eskobar foli për fitoren/ Berisha: Kryeqytetet perëndimore, të bindura për rikthimin tonë të fuqishëm

Eskobar foli për fitoren/ Berisha: Kryeqytetet perëndimore, të bindura për rikthimin tonë të fuqishëm

13:11, 14/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se kryeqytetet perëndimore po parashikojnë fitoren e opozitës në zgjedhje.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të manipulojë opinionin publik, duke paguar nga 1 milion euro për kompanitë e sondazheve.

Por Berisha tha se edhe zyrtari i DASH, Gabriel Eskobar foli për fitoren e opozitës.

“Edhe në rast se fiton, tha Eskobar, pra parashikon fitoren time. Unë e vlerësoj këtë. Unë u thashë se në kryeqytetet e Europës dhe botës po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe fitoren e PD-së.

Po do thuash ti që ai thotë se nuk ndryshon vendimi. Këtu kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja, Grida, por edhe ju, mund të bëni një pyetje: a ka kërkuar Sali Berisha një kërkim të ndryshimit. Jo, nuk ka kërkuar.

Se si mund të ndryshojë vendimi, pa kërkuar i ndryshuari, këtë nuk e imagjinoj. Unë kam paditur Sekretarin e Shtetit në gjykatën e Parisit për shpifje, çka nënkupton çdo mundësi që unë të kërkoj ndryshimin e vendimit. Është vetëm kështu.

Unë nuk kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Kam zgjedhur këtë rrugë. Unë nuk kam bërë dhe nuk do bëj asnjë lobim. Kam zgjedhur gjykatën.

Unë e kuptoj se kjo ka ngjallur zemërim, por unë jam qytetar i lirë. Se ajo zyrë ku është sot zoti Blinken, është një nga zyrat ku kam hyrë më shpesh dhe kam kërkuar ndihmë dhe kam gjetur mbështetje.

Por kur tjetri të cenon në dinjitet, ka dy rrugë. Ose kërkon falje dhe ju e shihni se nuk kanë sjellë asnjë provë. Jo se nuk kanë bërë kontrolle, kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme, por nuk kanë gjetur. Sepse fëmijët e mi nuk kanë marrë pjesë në asnjë tender apo proces publik. Tjetër gjë çfarë kanë manipuluar mediat e Sorosit.

Unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. E kuptoj që kjo ka qenë lënduese, nuk është antiamerikane, ata që e marrin antiamerikane, gabojnë.

Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri.

Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco