Berisha: SHISH është rikthyer në kohën e Fatos Klosit! AMA nën kontrollin e plotë të Ramës

Berisha: SHISH është rikthyer në kohën e Fatos Klosit! AMA nën kontrollin e plotë të Ramës

13:10, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në sallën e Kuvendit se atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës ka përgjegjës Edi Ramën.

Berisha e vazhdoi këtë temë edhe në oborrin e Kuvendit. Ai implikoi edhe SHISH në këtë histori.

“Një nga organizimet më të shëmtuara për t’i marrë jetën një njeriu për fajin e vetëm se është kundërshtar i Edi Ramës. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Edi Rama konstaton se kudo po i rrëshqet toka nën këmbë dhe u kthye te praktikat më agresive të Partisë së Punës.

Edi Rama u kthye në genin e tij familjar që përbëhet nga xhelatë të intelektualëve shqiptarë. Vetëm me këtë mund të shpjegohet heshtja prej varri e Edi Ramës si porositës i aktit terrorist në Vaun e Dejës.

Kurrë një kryeministër, nëse do ishte dorëjashtë, nuk mund të heshte, por do ishte më i pari që do dënonte një akt, planifikimin e likuidimit politik të kundërshtarit politik. Por Edi Rama nuk e bën dot këtë, nuk do të kapë autorët sepse qëndron pas këtij akti.

Edi Rama ka falanga krimi qoftë në Policinë e Shtetit, me ndryshimet që ka bërë në SHISH, e ka rikthyer atë në kohën e Fatos Klosit kur ndërmerrte akte terroriste,” tha Berisha.

Ndërkohë në Kuvend, Berisha foli edhe për Autoritetin e Mediave Audiovizive.

“Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar.

AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Armela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës.

Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n.

E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco