Hapja e fushatës së PS/ Gurra: Rama ka rikandiduar emrat e të cilëve, dy vite më parë i akuzoi për keqmenaxhim të bashkive

12:30, 13/04/2023
A+ Aa A-

Hysni Gurra ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ku ka diskutuar lidhur me hapjen e fushatës së Partisë Socialiste dhe prezantimin e kandidatëve për kryetarë Bashkie.

Propozime këto, emrat e së cilëve janë rikandiduar edhe një herë nga Rama, ku rreth dy vite më parë ai vetë i ka akuzuar për keq menaxhim të bashkive që kanë çuar edhe në falimentim.

Diskutimi në studio:

Ola: Kryeministri Rama ka ngritur alarmin për falimentimin e dy Bashkive: Vorës dhe Kavajës dhe ndërkohë dy ditë më parë ja la vendin showt për mbjelljen e pemëve? Si e komentoni ju këtë?

Hysni Gura: Këtë përgjigje duhet ta japë kryeministri pasi ka rikandiduar të njëjtën njerëz që i akuzoi dy vite më parë për falimentimin e Bashkive, një gjysmë përgjigje e ka dhënë dhe vetë në fakt njëjtë si tek inserti, ku ju drejtohet kryebashkiakëve mos rrini rehat nga konforti elektoral që keni, pra janë njerëz që sipas perceptimit të tij mund të kenë vota dhe janë njerëz që i ka rikandiduar por sërish i nxjerr që të mbjellin pemë.

Këta kryebashkiakë duhet të jenë përballë një llogaridhënie, sepse ka katër vite që qeverisin bashkitë përkatëse pa asnjë lloj opozite.

E kanë marrë pushtetin lokal të dhuruar dhe duhet të jenë në llogaridhënie. Ky i nxjerr tani që të mbjellin pemë, pra kjo është situata".

Ola: Në rast se ndodh që këta kandidatë fitojnë të drejtën për të qenë sërish në krye të bashkive, çfarë do të ndodhë me këto qytete?

Hysni Gurra: "Nuk do të ndodhë asgjë, do t’i subvenciojë qeveria, ose do të falimentojnë dhe do të shkojë deri në fund kjo çështje.

Nuk është problemi aty, mund të ekzistojë mund të mos ekzistojë çështja e falimentimit të Bashkive.

Problemi është që kemi një kryeministër që vjen me një ofertë të cilën vetëm një vit më parë i ka akuzuar këto kandidatë si administratorë të këqinj të këtyre bashkive. Ky kryeministër po sjell një ofertë që vetë e ka kritikuar".

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco