Akuzat e forta të Shehut ndaj PS: Ju po terrorizoni, arritët edhe t'i varnit dikujt një vulë e të thoni 'kjo është PD'!

Akuzat e forta të Shehut ndaj PS: Ju po terrorizoni, arritët edhe t'i varnit dikujt një vulë e të thoni 'kjo është PD'!

12:14, 13/04/2023
A+ Aa A-

Akuzat e forta të deputetit Tritan Shehu sot në Kuvend drejtuar qeverisë dhe deputetëve të PS-së:

"Ju doni të përdorni çdo gjë për të indoktrinuar njerëzit, për të bërë shpëlarjen e trurit dhe për të future brenda tij propagandën tuaj. Kjo nuk është demokracia! Për të arritur këtë ju përdorni çdo mjet.  Nuk keni hezitim para mjeteve.

Përdorni fondet shtetërore ndaj mediave, reklamat, fonde gjigante që ua jepni atyre që doni, nuk ua jepni atyre që kanë një diskordancë me ju në pozicionin ndaj çështjeve të vendit.

Ju përdorni presione ndaj njerëzve, përdorni edhe buldozerët pastaj, edhe eskavatorët, edhe Policinë dhe i bëni të heshtin edhe në gjykata kur ju kryeni dhe realizoni këtë terror ndaj mediave se duke goditur një media, kërkoni të terrorizoni të gjitha mediat shqiptare dhe ky ligj që keni sjellë, nuk sjell ndonjë gjë të re, nuk përmirëson, nuk i kundërvihet këtyre gjërave.

Veçanërisht kjo arrin kulmin në një fushate elektorale. Ju keqpërdorni në ekstrem mediat dhe fushatën, ju keqpërdorni administratën, ju përdorni propagandën shtetërore në fushatë kur nuk lejohet dhe kjo është kulmi. Ju përdorni blerjen masive në fushatë elektorale.

Ju arritët deri këtu sa të kërkoni të tjetërsoni politikën dhe partitë politike për interesat tuaja. Ju i varni dikujt një vulë dhe thoni “kjo është Partia Demokratike, kjo është opozita dhe i jepni edhe dy milionë euro nga mbrapa!1 milion për aktivitetin vjetor dhe 1 milionë për fushatën! Njeriut që s’ka asgjë, që nuk përfaqëson asgjë!a nuk është ky deformim i realitetit politik?!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco