Shehu akuzon PS-në: Parlamenti ynë po hesht kur Vuçiç ka aktivizuar gjithçka për të inkriminuar UÇK-në!

Shehu akuzon PS-në: Parlamenti ynë po hesht kur Vuçiç ka aktivizuar gjithçka për të inkriminuar UÇK-në!

11:58, 13/04/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, deputeti demokrat Tritan Shehu i është drejtuar me tone të forta mazhorancës sot në Kuvend për ta njohur genocidin serb në Kosovë,  duke iu referuar një rezolute të Partisë Demokratike për këtë çështje të bllokuar në vazhdimësi nga PS, një akt ky i domosdoshëm për t'u dalë në krah ish-drejtuesve të UÇK që po akuzohen në Hagë në një kohë kur dihet se krimet e luftës i kreu shteti serb.

“E kam fjalën për njohjen dhe dënimin e genocidit serb në Kosovë, - tha Shehu në Kuvend, - siç e ka bërë parlamenti i Kosovës, siç e ka kërkuar Presidentja e Kosovës këtu, qeveria e Kosovës, pikërisht për të neutralizuar sulmet që po bëhen ndaj drejtuesve të UÇK që i akuzojnë për krime kundër njerëzimit, që i akuzojnë për krime lufte dhe genocid kur genocidi është bërë nga të tjerët në anën tjetër dhe ai dihet qartësisht.

Prandaj ne nuk jemi, nuk kemi guximin të ngrihemi këtu në parlamentin shqiptar, të diskutojmë për këtë çështje, të miratojmë, ta njohim këtë genocid, sepse vetëm ne s’e kemi njohur, Kosova e ka njohur, të kërkojmë që qeveria shqiptare të asistojë qeverinë e Kosovës në gjykatat ndërkombëtare se Kosova vetë nuk mund ta bëjë dhe në këtë mënyrë të ekuilibrojmë sulmet e padrejta, shpifëse që po bëhen ndaj drejtuesve të UÇk, ndërsa ne heshtim.

Vuçiç e ka aktivizuar të gjithë mekanizmin e tij propagandistik për të inkriminuar UÇK në mënyrë të gënjeshtërt - neve në parlamentin shqiptar heshtim si fija e barit dhe nuk guxojmë ta diskutojmë këtë çështje, të marrim një rezolutë dhe të themi atë që është e vërtetë,” theksoi Tritan Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco