Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mesazhi i presidentit: Denonconi çdo intimidim dhe shantazh zgjedhor

11:44, 13/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj doli me një mesazh për drejtuesit e institucioneve dhe strukturat e angazhuara me zgjedhjet lokale.

“Procesi zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në Kushtetutë e ligj është detyrim thelbësor ndaj vendit. Mirëadministrimi i zgjedhjeve nga ju, duhet të përmbushi standardet e pacenueshme demokratike,” tha Begaj.

“Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative. Institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre. Shit-blerja e votës dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme. Financimet e paligjshme dhe jotransparente të partive politike si dhe manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme,” shtoi presidenti.

Ai u bëri thirrje subjekteve garuese të mos denigrojnë njëri-tjetrin. “Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjelljë dhe respekt,” tha Begaj.

Sipas tij, “media është një aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë”.

“Zgjedhjet kanë rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE. Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë,” theksoi kreu i shtetit.

Duke iu drejtuar shqiptarëve, Begaj tha: “Ushtroni vullnetin tuaj, të mirëinformuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco