Meta: Tronditëse shifra, 32% e të rinjve shqiptarë 20-24 vjeç, as në punë as në shkollë

Meta: Tronditëse shifra, 32% e të rinjve shqiptarë 20-24 vjeç, as në punë as në shkollë

17:24, 11/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngre alarmin për të rinjtë e vendit, referuar një studimi të fundit të INSTAT.

Meta thotë se 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Në një reagim të bërë në Facebook, Meta shprehet ky është fakt që tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, duke i detyruar ata të emigrojnë.

Por kjo situatë sipas tij do të marrë fund pas 14 majit.

Reagimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Tronditëse, por e vërtetë, që 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë, siç tregon studimi i fundit i INSTAT për vitin 2021.

Ky fakt tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, që grabit miliarda euro.

Kjo detyron mijëra të rinj të emigrojnë, duke rrezikuar edhe jetën përmes emigracionit të paligjshëm.

Kjo situatë skandaloze merr fund shumë shpejt më 14 Maj dhe rinia do të rigjejë shpresën dhe mundësitë reale për punësim dhe arsimim në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco