SYRI TV/ Vettingu në polici në duart e Ardi Veliut, procesi rikthehet në prag të zgjedhjeve

17:00, 11/04/2023
A+ Aa A-

Në prag të fushatës elektorale ka rinisur procesi i Vettingut të Policisë së Shtetit pas 3 viteve shkëputje. Procesi do të jetë në duart e Ardi Veliut, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, teksa 36 drejtues të armatës së Policisë Shtetit do jetë të parët që do t'i nënshtrohen 3 shtyllave të vlerësimit që janë pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale.

SYRI TV

Rikthehet pas 3 viteve ndërprerje Vettingu në Policinë e shtetit dhe do të besohet Ardi Veliut, një prej emrave më të kontenstuar gjatë kohës mbante postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ky proces përkon edhe me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së.

Të parët që do të kalojnë në sitën e Vettingut do të jenë 36 drejtues të armatës së Policisë së Shtetit të cilët do përballen me 3 shtyllat e vlerësimit; pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësitë profesionale.

Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë.

"E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore".

Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm

Në krye të këtij procesi do të jetë Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, një emër i lakuar sa i përket skandaleve apo fshehjet e ngjarjeve në postet që ka mbajtur në vite si Drejtor i Policisë së Shtetit, si ngjarja e rëndë që tronditi vendin më 21 prill të 2021 Elbasanin, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Ardi Veliu u angazhua edhe për manipulimin e pronave në rastin e vrasjes së Klodian Rashës në 8 dhjetor të 2020, ngjarje për të cilën u bë kokë turku ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshi.

1.  Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë Kriminale DPPSH

2.  Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, DPPSH

3.   Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit

4.   Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse

5.  Altin Qato, Drejtor, Drejtor i Policisë Rrugore

6.  Arjan Muça, Drejtor i Policisë Kriminale

7.  Edmond Rizaj, Drejtor ne Departamentin e Policisë Kriminale

8.  Edmond Sulaj, Drejtor kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë

9. Fatmir Lleshaj, Drejtor i Menaxhimit dhe Drejtimit

10. Genc Merepeza, Drejtor Kabineti

11. Hamdi Fjora, Drejtor i Forcave lëvizëse Operacionale

12. Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor i Tekonoligjisë së informacionit

13. Theodhori Gravani, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

14. Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës

15  Gentian Ndoi, Drejtor për Krimin Ekonomik dhe Financiar

16  Vilma Ibrahimi, Drejtor i Analizës dhe informacionit Kriminal

17. Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Shkodër

18.  Ilir Proda, Drejtor i Policisë Elbasan

19.  Kastriot Skënderi, Drejtor i Policisë Berat

20.  Lorenc Panganika, Drejtor i Policisë Fier

21.  Dhimitraq Ziu, Drejtor i Policisë Dibër

22. Ermal Muçaj, Drejtor i të Policisë Vlorë

23 Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë e Policisë Lezhë

24 Altin Merizaj, Drejtor për Kufirin e Migracionin Shkodër

25. Arben Joco, Drejtor për Kufirin e Migracionin Tiranë

26.Fatmir Hoxha, Drejtor për Kufirin e Migracionin Korçë

27. Luan Arifaj, Drejtor për Kufirin e Migracionin Durrës

28. Ndue Doçi, Drejtor  për Kufirin e Migracionin Gjirokastër

29. Eduard Sulejmani, Drejtor  për Kufirin e Migracionin Vlorë

30.  Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit DPPSH

31.  Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit AMP

32.  Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale AMP

33.  Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave

34.  Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Analizës dhe Sigurisë së Personelit

35.  Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe

36.  Liman Hoxha, Drejtor për Sigurinë e PLSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco