Blushi: Plehrat mbytin lagjet edhe pse paguhen 100 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston

15:07, 11/04/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar plehrat që kanë zaptuar kryeqytetitn, edhe pse për grumbullimin dhe trajtimin e tyre të paktën 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

‘Plehrat dhe ujërat e zeza po përmbytin lagjet pranë “Bulevardit të Ri”, por Erion Veliaj e shpall Tiranën, qytetin më të pastër në rajon. Me 350 milion euro buxhet vjetor, të mjaftueshëm për të shtruar edhe rrugët e Parisit, Bashkia e Tiranës jo vetëm nuk u pastron mbetjet, por as u asfalton rrugën’, shkruan Blushi në Facebook.

Postimi i plotë:

Plehrat dhe ujërat e zeza po përmbytin lagjet pranë “Bulevardit të Ri”, por Erion Veliaj e shpall Tiranën, qytetin më të pastër në rajon.

Për grumbullimin dhe trajtimin e tyre të paktën 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, ndërkohë në rrugën “Sotir Polena” në Njësinë Nr.9, mbetjet urbane nga kodra po bëhen mal.

Banorët në këtë lagje i paguajnë rregullisht taksat, por prej tetë vitesh ata ndihen të braktisur dhe të vjedhur.

Me 350 milion euro buxhet vjetor, të mjaftueshëm për të shtruar edhe rrugët e Parisit, Bashkia e Tiranës jo vetëm nuk u pastron mbetjet, por as u asfalton rrugën.

Më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë! 

Bashkë🤝🏻Fitojmë! ✌🏻🇦🇱

#PartiaeLirise #BashkeFitojme Belind Këlliçi #14maj #Fitore #Tirana #NdryshimMeCdoCmim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco