Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

SYRI TV/ Tritoli ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, një ditë pasi demokratët u larguan nga Alibeaj

14:57, 11/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca u sulmua me tritol  vetëm një ditë pasi  këshilltarët bashkiakë të propozuar nga grupimi Basha-Alibej deklaruan publikisht se mbështesin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hilën, për këtë bashki. Ata e cilësuan kandidaturën e Alibeajt, Klomentina Drinin, si personale të Alibeajt, që nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve. 

Pa kaluar 24 orë nga këto zhvillime, Ndrecës iu vendos sasi tritoli në makinën e tij

Nga SYRI TV

Sulmi me tritol ndaj kreut të Partisë  Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, vjen një ditë pasi demokratët e Shkodrës deklaruan se do të mbështesin Zef Hilën, kandidatin e dalë nga primaret për kryetar bashkie në Vaun e Dejës, duke refuzuar kandidaturën e propozuar nga grupimi Basha-Alibeaj, Klomentina Drinin. 

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, të firmosur nga  kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiakë të Alibeajt, theksohej se Klomentina Drini është kandidaturë  personale e Enkelejd Alibeajt dhe jo e vullnetit të demokratëve. Sipas tyre, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila, përfaqëson interesat e vërteta të demokratëve shkodranë. 

Pa kaluar 24 orë nga  tërheqja publike e këshilltarëve nga Alibeaj, herët mëngjesin e së martës, kryetari i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca u sulmua me tritol. 

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit të tij, ndërsa shpërthimi ndodhi në momentin kur Ndreca po nisej për në punë, ku fatmirësisht nuk  pati lëndime.

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilësoi sulmin, terrorist e politik, që sipas tij njollosi fushatën zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco