Tritol makinës së kreut të PD, reagon PR: Zgjedhjet, grupet kriminale po sulmojnë opozitën

Tritol makinës së kreut të PD, reagon PR: Zgjedhjet, grupet kriminale po sulmojnë opozitën

15:02, 11/04/2023
A+ Aa A-

Pas sulmit me eksploziv ndaj kreut te PD në vaun e Dejës, ka reaguar edhe Partia Republikane Shqiptare.

Në një mesazh të bërë publik, thuhet se, « ky përbën një krim të shëmtuar, në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues politik opozitar, kryetar i PD-së, sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin fizik ».

Reagimi i plotë :

Partia Republikane dënon aktin kriminal politik kundër Kryetarit të PD-së për Vaun e Dejës z Benard Ndreca.

Ky përbën një krim të shëmtuar, në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues politik opozitar, kryetar i PD-së, sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin fizik

Qartësisht grupet kriminale janë përfshirë në zgjedhje me sulme kundër opozitës dhe qytetarëve

Duke dënuar këtë akt kriminal Partia Republikane shpreh mbështetjen për Benardin, familjen e tij dhe kandidatin fitues të Bashkisë Vau i Dejës z Zef Hila.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco