‘T’u japim armët...se po kërcënohen’/ Salianji: Dënoni sulmet se dukeni sikur jeni në anën e krimit!

‘T’u japim armët...se po kërcënohen’/ Salianji: Dënoni sulmet se dukeni sikur jeni në anën e krimit!

14:59, 11/04/2023
A+ Aa A-

Nuk kanë munguar debatet edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës tha se nëse do t’i pajisnin të gjithë me armë, do ishte çudi fakti se për çfarë duheshin institucionet.

Salianji: T’i japim armët dhe policëve të burgut, deputetëve, mjekëve dhe mësuesve, dhe arbitrave, se kërcënohen për të arbitruar ndeshjen dhe për çfarë e kemi shtetin?! Drejtësinë! Më vjen mirë që ministri, si përfaqësues i qeverisë, që ju dha leje që të dënonit me forcë agresionin që i bëhet me tritol kreut të PD në Vaun e Dejës. Ju dukeni se jeni në anën e krimit dhe jo në atë të ligjit. Duhet të reagoni dhe të dënoni krimin. Të qartësohet drejtori, dhe më pas dhe kryetari i Komisionit se nuk kemi nxitim. Ça nxitimi ka që vjen me vrap ky ligj?!  

Naço: S’e keni lexuar relacionin.

Salianji: Më mirë ta them kështu. Më mirë ne nëse nuk e kemi lexuar se sa ju që nuk e kuptoni dot.

Ndërhyn një deputete socialiste: Nuk hyn në fuqi nesër…

Salianji: Nuk hyn në fuqi nesër?! (Qesh)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco