Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Rama si gjithmonë ngarkon Spiropalin të reagojë

Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Rama si gjithmonë ngarkon Spiropalin të reagojë

14:43, 11/04/2023
A+ Aa A-

Teksa e gjithë politika ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD-së për Vaun e Dejës, Bernard Ndrecës, të cilit iu vu tritol në makinë, vjen një reagim për herë të parë edhe nga qeveria.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i bëri thirrje organeve ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen."I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qira te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shteruar.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve", deklaroi Spiropali.

Ngjarja ishte shumë e rëndë, një sulm me tritol ndaj një drejtuesi lokal të opozitës, por kreu i qeverisë nuk e ka shkuar të arsyeshme për të reaguar. Dhe si gjithmonë ka ngarkuar Spiropalin të flasë në emrin e tij dhe të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj11/04/2023 19:22

Edhe këtë the? Meriton çdo lloj fyerje! Vetë "fyerja" do ofendohej po ta krahasojnë me spiropalkën!!!

Shto koment

Denonco