Programi i Këlliçit për Tiranën/ Teliti: Ne premtojmë vetëm ato që jemi të aftë t'i mbajmë

20:01, 10/04/2023
A+ Aa A-

Këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti e quan plotësisht realist programin e Belind Këlliçit për Tiranën. 

Në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Teliti tha se opozita dhe kandidati i saj në këtë fushatë kanë premtuar vetëm ato gjëra që janë në realizueshme. 

"Si do ta ulim ne koston e jetesës? Do marr një rast konkret, nëse ju, i drejtohem 70 mijë banorëve të zonës së Astirit, nuk ka asnjë kopsht dhe snjë ccerdhe. Një çift është i detyruar të çojë fëmijën në kopsht privat. Ndërkohë që taksat janë paguar, është paguar edhe taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore e vendosur 6 vite më parë nga Veliaj. 42 mln euro janë mbledhur deri në fund të 2022 dhe nuk kemi asnjë kopsht dhe asnjë ccerdhe në Astir. Në momentin që ne i ofrojmë ndërtimin me paratë e qtetarëve me taksa dhe tarifa më të ulta sicc është përgjysmimi i hapësirës publike, i tarifës për pastrmin që prek si familjarët ashtu edhe biznesin, disa taksa të tjera, do të investojmë dhe do të ccojmë paratë aty ku ka nevojë qytetari. Paratë janë marrë, 42 mln euro gjatë këtyre viteve, vlerë 8 herë më e lartë se sa projekti ynë total i 500 parqeve të vogla 200m2 të gjelbërimit. Paratë janë, nuk bën dot mrekullira, kush do të dëgjojë mrekullira të dëgjojë Veliaj. Ne premtojmë për qytetarët angazhime për të cilat jemi të aftë t'i mbajmë ato", tha ai.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco