Danaj: Shqipëria është e dëmtuar totalisht, nuk kemi ekonomi për të paguar arbitrazhin

19:50, 10/04/2023
A+ Aa A-

Eksperi i Ekonomisë Violdi Danaji ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon është shprehur se Shqipëria është  dërrmuar totalisht si vend duke mos dhënë më siguri as për investitorët e huaj.

Ai thotë se 110 milion euro-t e çështjes Beçhetti do të paguhen por nga qytetarët shqiptarë.  

“Banka botërore gjënë e parë që do të bëjë është një rishikim  të  riskut të Shqipërisë, që do të thotë se: kur Shqipëria shkon të marri borxh jashtë ka nevojë për një vlerësim të riskut. Nëse banka botërore del në një komunikim negativ mbi prosperitetin e Shqipërisë dhe mbi të ardhurat dhe ekonominë e saj  le të jemi të sigurt që të gjithë investitorët e huaj, dhe ata që kanë dhënë tashmë për borxhin publik do fillojnë të tërhiqen dhe mbi të gjitha do të kërkojnë dhe interesat e menjëhershëm. Kjo do ta dëmtojë e para ekonomine e Shqipërisë. E dyta, imazhi që ne krijojmë për investitorët e huaj është katastrofë. Që tani kemi filluar ti largojmë investitorët e huaj.

Nga të gjitha anët që të kthehet qeveria shqiptare ne jemi të dëmtuar për imazh- si një shtet që nuk garantohet e drejta, si një shtet ku investitorët atakohen, si një shtet ku ti duhet të jesh në anën e qeverisë që të punosh. Në anën tjetër të gjitha investimet publike ose do të duhet të kthehen në mënyrë të menjëhershme.

Shqipëria është një vend i dëmtuar dhe në fund ne do ti paguajmë këto të Beçhett-it. Do ketë edhe shumë ‘Beçhett-a’ të tjerë që do ti paguajmë avash avash dhe në fund do të jenë qytetarët shqiptarë që do të dalin gjithmonë e më të dërrmuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco