Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e Ramës do përgjigjen para ligjit, zonja e tij i kap prokurorët si guvernatorja

Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e Ramës do përgjigjen para ligjit, zonja e tij i kap prokurorët si guvernatorja

13:20, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në bashkëbisedimin me qytetarët online, se familja e Ramës po vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.

“Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani.

Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë të shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.

Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë,” tha Berisha.

Kreu demokrat hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi.

“Kriminaliteti nuk është në situatë kritike, por krimi sot e kontrollon plotësisht rendin. Rendi dhe siguria janë në duart e krimit të lidhur me qeverinë.

Në një seri procesesh gjyqësore false, qeveria ka bërë të gjithë favoret ndaj bandave të saj. Ka shpërndarë para, ka dërguar çanta dhe valixhe me para për bandat. Ka lejuar të vrasin dhe ekzekutojnë pa u hyrë ferra në këmbë.

Çuçi është ministri i familjes. Ai ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri. Nëse ju, e mbani mend një serë në Berat, në të cilën punonin 100 gra mëditëse. E kujt ishte sera, thoni ju? Lidhjet e serës të çonin te vetë ministri. Pasi Aranit Arapi, një bajloz droge i përjashtuar nga policia për këto qëllime, dhe i marrë këshilltar nga ministri i familjes, qëndronte pas serës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco