'Pastrimi i parave me djegësin'/ Berisha-Veliajt: Shpjego lidhjet e tua me Gardën terroriste të Iranit

'Pastrimi i parave me djegësin'/ Berisha-Veliajt: Shpjego lidhjet e tua me Gardën terroriste të Iranit

13:13, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë shpjegime për mega-skandalin e lidhjeve të tij me Iranin.

“Denoncimi i lidhjes iraniane të Erion Veliajt dhe ortakut të Ali Aliabadit, ish-komandantit të Gardës Revolucionare terroriste të Iranit, mbeti pa asnjë përgjigje prej tij.

Në një kohë kur një nga ortakët e kompanisë Integrated Energy, sjell fakte dhe prova se Bruno Preseci është ortak me ish-komandantin e Pasdaranit dhe se po lajnë para në djegësin e Tiranës.

Kemi të bëjmë me një specie mafioze të rrezikshme në çdo aspekt.

I them Erion Veliajt, dil e shpjego se çfarë lidhjesh ke me Bruno Presecin, me Miliad Lopën dhe Ali Aliabadin?

Është ky ekip hajnash, mafiozësh, një konglomerat i mafies rajonale dhe ndërkombëtare që garojnë më 14, por që do të shkojnë aty ku e meritojnë,” tha Berisha.

Kryetari demokrat u zotua se një nga vendimet që qeveria e tij do të marrë kur të vijë në pushtet është anulimi për shembjet e ndërtesave mbi 50-vjeçare. Berisha u shpreh se “ai vendim do hidhet në kosh”, ndërsa theksoi se eshte “dora e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen”.

“Çdo ndërtim që do prishet, do shpërblehet mbi bazën e çmimeve të tregut. Kjo është absolute, dhe të gjitha prishjet që janë bërë në kundërshtim me ligjin do penalizohen ata që i kanë prishur.

Një nga vendimet e para që do anulohet është vendimi për prishjen e ndërtesave me vendim qeveritar, që janë të ndërtuara 50 vite me parë. Ai vendim do hidhet në kosh, sepse kjo do të thotë se dora e zeza e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen, çdo pozicion të përshtatshëm dhe të fusë kontrollet e veta për ta marrë trafikanti dhe mafia.

Vendimi i qeverisë për ti dhënë përgjigje çështjes së ndërtesave që mund të rrezikojnë banorët do parashikohet ndërhyrje vetëm në raste kur banorët bien dakord plotësisht për prishjen e ndërtesës së tyre, nëse i rrezikon ata apo për një plan tjetër zhvillimi”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco