Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Berisha, takim entuziast, prezantohet kandidati Luçiano Boçi: Elbasani do të udhëheqë fitoren

22:53, 09/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar Luçiano Boçin si kandidat të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në një takim madhështor në Elbasan. Në fjalën e tij lideri i opozitës u shpreh se Edi Rama e ka kthyer Elbasanin në tokë të mallkuar, por sot banorët dëshmuan ndryshimin e pritshëm më 14 maj për ta kthyer në tokë të bekuar. Berisha tha se Rama do pësojë të njëjtin fat me paraardhësit e tij, duke theksuar se më 14 maj, qytetarët do të vulosin rikthimin e pluralizmit. Berisha theksoi se Rama po shkel ligjin elektoral, duke iu premtuar rritje rrogash administratës apo lëmoshë me maskën e bamirësit, por  maska do t’i çirret.

Syri Tv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi në Elbasan kandidatin e opozitës për zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçin, në një takim entuziast, me mijëra qytetarë që mbushën sallën e Pallatit të Sportit me pankarta e mesazhe mbështetje per Luçiano Boçin.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës e cilësoi 14 majin si një ditë të rëndësishme për të ndryshuar fatet e vendit, ndërsa theksoi se triumfin e fitores do ta udhëheqë Elbasani.

Berisha u bëri thirrje demokratëve të  mbështesin me votë Luçiano Boçin, dhe të gjithë kandidatët e primareve në bashkitë e vendit, për të firmosur ndryshimin e madh

Pushtues që i shkatërroi arsimin Elbasanit, e cilësoi Berisha Edi Ramën, teksa i  kërkoi demokratëve që të votojnë platformën e ndryshimit që ofron opozita. Ai theksoi se monizmi i instaluar nga Rama do të ketë fatin e të parit, ndaj apeloi qytetarët të bëhen misionarë të rivendosjes së pluralizmit.

Teksa akuzoi Ramën se shkel ligjet elektorale dhe se maskohet përmes bamirësisë, Berisha kishte një mesazh për kreun e qeverisë.

Kandidati i  koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi e nisi fjalën e tij  me një falenderim për demokratët, teksa bëri një zotim publik para tyre.

Teksa hodhi akuza për kapjen e bashkisë nga një grup njerëzish, duke e kthyer Elbasanin në vatër krimi e korrupsioni, Boçi premtoi se pas 14 majit, Bashkia do t'u kthehet qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco