SYRI TV/ 'Zgjidhja, largimi i Veliajt', Këlliçi u prezanton tregtarëve paketën e uljes së taksave

16:45, 09/04/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi vijon turin e takimeve me qytetarë dhe biznese në Tiranë, ku prezanton programin e tij për drejtimin e bashkisë pas 14 majit. Këtë fundjavë kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës takoi biznese te “Tregu Ushqimor”, dhe qytetarë në zonën e “Rrugës së Kavajës”. Bizneset por dhe qytetarët, kanë denoncuar te Belind Këlliçi problemet që i shqetësojnë, të cilave bashkia aktuale e drejtuar nga Erion Veliaj nuk u ka dhënë zgjidhje.

Syri Tv

Kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në lagje e rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Këtë fundjavë Belind Këlliçi u ndal në zonën e “Tregut Ushqimor”, ku dëgjoi nga afër ankesat dhe problemet me të cilat po përballet biznesi i vogël në kryeqytet. Shumë treguan se po mbajnë hapur qepenat, por nuk po shesin asgjë, për shkak të shpopullimit, rënies së konsumit dhe varfërisë.

Shqetësimeve të biznesit, Belind Këlliçi iu pëgjigj duke prezantuar paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të jenë ndihmë për biznesin, për të cilat u shpreh se janë të realizueshme.

Takimet e Belind Këlliçit me qytetarët, vijuan edhe përgjatë rrugës së Kavajës.  Duke shtrënguar duart me dhjetra qytetarë, Belind Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre.

Gjatë ecjes e takimeve Belind Këlliçi degjoi një qytetar, i cili denoncoi sesi Erion Veliaj ka dhënë një leje ndërtimi për një pallat, i cili po ndërtohet vetëm disa centimetra larg themeleve të banesës së qytetarit, ndërsa ai pretendon edhe se ndërtuesi i ka marrë pronën.

Këtë denoncim të qytetarit, Belind Këlliçi zgjodhi ta verifikonte nga afër. Teksa dëgjoi ankesat e qytetarëve, Belind Këlliçi iu bashkua irritimit të tyre, duke u shprehur se e vetmja zgjidhje është largimi i Erion Veliajt.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e tyre, që në 14 maj të votojnë për të larguar me votë Erion Veliajn nga drejtimi i Tiranës, për të sjellë një model të ri në qeverisje dhe për t`i hapur rrugë ndryshimit në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco