Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta: Gratë e vajzat janë fuqia e ndryshimit

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta: Gratë e vajzat janë fuqia e ndryshimit

09:16, 08/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka besim të madh tek votat e grave dhe vajzave në këto zgjedhje të rëndësishme të 14 majit. “Gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e ndryshimit, - shkroi Meta sot në Fb. -  Vota e tyre më 14 maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurt të fëmijëve në Shqipëri.

Kënaqësi të merrja pjesë dje në takimin me gratë dhe nënat e mrekullueshme të njësisë nr. 2 në Tiranë.

Bashkë me ne, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, i cili prezantoi Planin për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja.

I inkurajuar nga energjia dhe vendosmëria e kandidateve tona, këshilltareve të ardhshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilat do të jenë zëri i grave dhe nënave të kryeqytetit. Bashkë fitojmë!” nënvizoi kreu i PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco