Vasili: Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese për parkingun

Vasili: Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese për parkingun

20:42, 07/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkuar që të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tiranë dhe të marrin fund gjobat.

Vasili është shprehur se qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë çdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake

Postimi:

Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese per parkingun!

Gjobat pafund ne cdo ore te dites dhe te nates jane burimi I zemërimit shumë shume të madh të mijëra qytetarëve të të gjitha kategorive.

Qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë cdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake. Gjoba qe jua bejne zero ato pak para qe fitojne me aq mund e djerse.

Këto gjoba janë kthyer në një tmerr për qytetarët e Tiranës, të cilët zhvaten dhe grabiten çdo ditë nga Bashkia e Tiranës, e cila nga ana tjetër vijon të paguajë për inceneratorin që nuk ekziston dhe plerat qe vetem groposen ne menyre primitive.

Tarifat që qytetarët paguajnë çdo orë për parkingun e makinave të tyre në Tiranë jane nje ngarkese ekonomike e rende per ta dhe këto tarifa duhet të përgjysmohen pas 14 Majit.

Ky problem I gjobave dhe parkingjeve eshte bere kritik në Tiranë.

Përgjysmimi I tarifave të parkingjeve dhe eleminimi I kësaj klime të përbindshme gjobvënie ndaj qytetarëve të Tiranës duhet të marrë fund më 14 Maj.

Vetëm në vitin 2021 ishin vendosur nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt 330.000 gjoba, gjashtëfishi I gjobave që vë Policia Rrugore.

Boll më.Kjo situate merr fund ne 14 maj!!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco